Flash News

Ditari i Opozitës

'Foltorja' e Pogradecit/ Berisha: Nesër dorëzohen 4.200 firma të Kuvendit Kombëtar

'Foltorja' e Pogradecit/ Berisha: Nesër dorëzohen 4.200

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në ‘Foltoren’ e Pogradecit se nesër do të dorëzohen 4.200 firmat e mbledhura nga Kuvendi Kombëtar.

"Për pengkryeatrin kam një lajm të hidhur. Nesër dorëzohen 4.200  firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti përkulu para firmave të anëtarëve të Partisë Demokratike se 4.200 kanë firmosur do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjerë", deklaroi Berisha.

Për Sali Berishën, Lulzim Basha është ‘një kryetar pa parti’. Berisha deklaroi se Basha i ka harruar demokratët e bashkë me ta statutin dhe forumet e partisë.

Ish-kryeministri nënvizoi se në vend të largimit nga drejtimi i PD-së, Basha vijon të qëndrojë duke zbatuar urdhrat si një ’peng’.

“Kryetari pa parti zgjodhi të shkëputet përfundimisht nga ju. Ndërpreu çdo kontakt. Nuk njeh ligj, forum dhe statut. Sillet të kishte ardhur nga Koreja e Veriut dhe jo një njeri shqiptar i shkolluar në Perëndim dhe që duhet të ishte i përkushtuar për votën tuaj. Për lirinë dhe për normat demokratike. Në këto kushte pas dhunimit flagrant të statutit dhe të forumeve të partisë, dhe kjo vetëm sepse nuk është vetja e tij. Dhe për këtë nuk keni përgjegjësi ju, përveç vetes së tij. Në vend të dorëheqjes vazhdon zbaton urdhra si peng. Njëherë thotë se s’ka statut dhe Kuvend. Njëherë thotë se kanë ikur kohërat. Po një njeri që s’ka pasur kohë kurrë nuk mundtë flasë për kohën. E gjithë kjo që ka ndodhur nuk është gjë tjetër veçse një agresion primitiv për të shkatërruar Partinë Demokratike për ta lënë Shqipërinë pa opozitë. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë”, deklaroi Berisha.

Të fundit