Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nesër dorëzojmë në parlament ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit

Berisha: Nesër dorëzojmë në parlament ligjin e lustracionit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se nesër do të dorëzojnë në Kuvend ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit.

Kryedemokrati tha se ligji i lustracionit u miratuan në vitin 2008, por më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Berisha foli edhe për primaret teksa tha se Rama i hoqi votimet në PS për t’i caktuar vetë kryetarët e degëve.

“Jemi në prag primareve. Shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje ju, të bëni gjithçka që ky proces të jetë më seriozi. Me futjen e primareve ne i japim një frymëmarrje demokracisë shqiptare. Nëse PS-ja e hoqi votimin brenda saj. E morët vesh që në PS nuk votohet më për zgjedhjet e kryetarëve të degëve, gjithçka përcaktohet si në kohën e Enver Hoxhës nga kryesia e partisë dhe sekretari i parë, kryetari Edi Rama.

Ju dëgjova për të gjitha vërejtjet e drejta dhe do të them edhe një gjë, meqenëse keni qenë dhe në Itali. Lufta kundër komunizmit në shkallë botërore nuk u zhvillua. Në ç’kuptim, komunizmi ka pasur nga 100 deri në 200 milionë viktima. Nazizmi me luftë ka pasur 20-30 mln viktima. Për nazizmin u bë një gjyq në Nuremberg, por në çdo skaj të asaj toke viheshin tabela ‘kurrë më’, pikërisht për tu ndarë nga nazizmi. Kjo nuk ndodhi me komunizmin. Ne vendosëm ligjin, e luftës kundër gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë regjimit komunist. Alternanca e pushtetit e bllokoi veprimin e tij. Nesër ne dorëzojmë në parlament ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit përsëri. E miratuam në 2008 ligjin e lustracionit, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë të padrejtë. Ne përsëri i qëndrojmë qëndrimit tonë dhe do ta dorëzojmë në parlament”, tha Berisha.

Të fundit