Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nesër Edi Rama publikon censusin pasi i ka manipuluar të dhënat

Berisha: Nesër Edi Rama publikon censusin pasi i ka manipuluar të

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se nesër kryeministri Edi Rama publikon censusin, por sipas tij pasi i ka manipuluar të dhënat.

Nga tubimi qytetar, Berisha shton se në census janë shtuar qindra e mijëra qytetarë që nuk janë më në Shqipëri këtë vit, as prej vitesh.  

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër Edi Rama, Çubrilloviçi i shqiptarëve publikon të dhënat e regjistrimit të popullatës pasi ka manipuluar ato nga e para tek e fundit.
Pasi ka shtuar qindra e mijëra qytetarë që nuk janë më në Shqipëri këtë vit, as prej vitesh.
Se cili është rezultati i këtij akti, unë dua t’u informoj ju vetëm kaq se i realizuar me të njëjtën metodikë si kjo e Shqipërisë, Republika e Kosovës i ka publikuar ato brenda ditës që është regjistruar dhe qytetari i fundit në atë vend.
Sepse regjistrimi online e bënte të mundur plotësisht këtë.
Në vitin 2011, regjistrimi u bë me formularë të mbushur nga punonjësit duke takuar çdo qytetar.
Megjithatë, publikimi i tij nuk mori kurrë më shumë se tre-katër javë.
Në Serbi, regjistrimi i popullatës u publikua pas tre javësh.
Në Shqipërinë e narkoshtetit të Edvin Drogës, ky regjistrim publikohet pas nëntë muajve.
Me këtë histori mashtrimi kërkon Çubrilloviçi të maskojë krimin e tij më të shëmtuar ndaj shqiptarëve, krijimin e kushteve për largimin e tyre masiv nga Shqipëria.

Të fundit