Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nesër është dita në të cilën Erion Veliaj kapet për zverku dhe dërgohet në burgun 313

Berisha: Nesër është dita në të cilën Erion Veliaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se në protestën e nesërme para bashkisë, do të kapet për 'zverku' dhe do të dërgohet në burgun 313.

Fjala e Berishes

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta ju qytetarëve të pamposhtur, luftëtarëve të vërtetë të lirusë dhe dinjitetit njerëzor, misionarëve të të vërtetës.
Nesër është një ditë shumë e veçantë.
Nesër mbarë Shqipëria, kombi shqiptar kudo që ndodhet, ka sytë, mendjen dhe zemrën tek veprimi juaj, zemërimi juaj, fitorja juaj në Bashkinë e Tiranës.
Nesër shqiptarët presin që qytetarët e Tiranës të dëshmojnë shqiptarizmin e tyre.
Presin të faktojnë veten si europianë të vërtetë.
Presin që me zemërimin e tyre të çlirojnë Bashkinë e Tiranës, shtëpinë e parë të kryeqytetit nga një bandë hajnash pa asnjë moral, që aplikojnë modelin e vjedhjes 100 përqind të parave të taksapaguesve të Tiranës.
Të dashur miq, nesër është dita e qytetarit.
Është dita e luftëtarëve të lirisë.
Është dita në të cilën Erion Veliaj kapet për zverku dhe dërgohet në 313-ën.
Nesër është dita që qytetarët marrin në dorë fatin e tyre, fatin e bashkisë, fatin e Tiranës, fatin e Shqipërisë.

Të fundit