Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nesër protestojmë për të firmosur një drejtim të ri për Shqipërinë

Berisha: Nesër protestojmë për të firmosur një drejtim

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje që nesër në orën 11:00 të gjithë qytetarët të mblidhen para Bashkisë Tiranë për të protestuar kundër një modeli vjedhje të pahasur kurrë në Shqipëri.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se nesër qytetarët protestojnë për të firmosur një drejtim tjetër të ri për Shqipërinë. 

Berisha: Nesër është një ditë e re qëndrese.
Nesër Tirana proteston me mosbindje civile tek njëri nga simbolet më të shëmtuara të shtetit shqiptar.
Proteston kundër njërit prej monstrave të shtetit kleptokratik, të diktaturës së bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Proteston me të vërtetë për ekzistencën e shqiptarëve si komb i lirë, për dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
Proteston për të firmosur një drejtim tjetër të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të ndërprerë sundimin e egër të mafias së drogës, krimit dhe vjedhjes mbi ta.
Për të ndërprerë rrokullisjen e kombit si asnjëherë tjetër në shekuj dhe mijëvjeçarë në honet e tmerrshme të shpopullimit masiv të Shqipërisë.
Protesto në fakt, në thelb për ekzistencën e këtij kombi në trojet e veta.

Të fundit