Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Brukseli: Raporti i miratuar nga PE denoncoi farsën e 11 Majit

Berisha nga Brukseli: Raporti i miratuar nga PE denoncoi farsën e 11 Majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për shtyp nga Brukseli, lidhur me raportin e miratuar nga Parlamenti Evropian.

Berisha tha për mediat se regjimi i Edi Ramës është në regjim që nuk e respekton ligjin dhe shkelmon të drejtat e njeriut.

Kryedemokrati theksoi se raporti i miratuar denoncon farsën zgjedhore të 11 Majit.

“Mendoj se raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të PPE damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor.

Si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, ndërhyri në sistemin e drejtësisë.U shpreh shqetësim i madh për stokun e madh të dosjeve, çka nënkupton mungesë procesi të drejtë për qytetarët.

Raporti denoncoi farsën elektorale të 11 majit, pasi citon hyrjet e raportit të përbashkët të OSBEM, PE, KiE dhe asamblesë të OSBE”, tha ai.

Të fundit