Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Dibra: Nuk i lejoj të ndërtojnë Skavicën, të heqin dorë!

Berisha nga Dibra: Nuk i lejoj të ndërtojnë Skavicën,

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një takim me banorët e Maqellarës, Dibër. Ai iu ka premtuar se nuk do të lejojë ndërtimin e hidrocentralin e Skavicës, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga ky projekt.

“Paçka se do ndërtojë Skavicën asgjë s’ka për të ndërtuar se nuk e lejoj, nuk mbytet Dibra. Të parët tuaj ju e dini më mirë se unë e kanë vadit pllëmbë për pëllëmbë me gjak këtë trevë dhe nuk është trevë që përmbytet kjo do qëndrojë monument siç e ka bërë Zoti. I them hiqni dorë. Dibra u ka rezistuar pushtuesve në mënyrën më heroike Edi Ramën se ka për gjë fare”, tha Berisha.

Ky i fundit është ndalur edhe te çështja e inceneratorëve. Berisha u shpreh se janë dhënë 420 milionë euro për tre impiante të përpunimit të mbetjeve dhe aktualisht asnjë nuk punon.

“420 milionë euro janë dhënë për tre djegësa sot asnjëri nuk punon, asnjëri nuk funksionon. Që të marrë kush paret e buxhetit në qindra milionë të shtetit s’ka shqiptarë që t’i prekë pa lejen e kryeministrit, ai është gardiani”, shtoi ish-kryeministri.

 

Të fundit