Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Durrësi: Kthimi im është si i Steve Jobs, jemi 40 mijë të vendosur

Berisha nga Durrësi: Kthimi im është si i Steve Jobs, jemi 40

Ish kryeministri Sali Berisha e ka krahasuar rikthimin e tij për të marrë drejtimin e PD-së me atë të Steve Jobs,  ish-drejtuesi i kompanisë Apple Inc.

Nga Durrësi ku zhvilloi takimin e radhës me qytetarët në sajë të fushatës për garën e 22 majit për kreun e PD, Berisha tha se PD e vërtetë e ka mundur Edi Ramën tre herë dhe shprehet i bindur se do ta mundë sërish.

“Unë shoh kudo shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë. Në këmbë. Kaluam të gjitha këto vështirësi.

Edi Rama tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por shpirtin nuk e ka të qetë.

Vendi ka opozitë të vërtetë tani.

Më duhet t’i them: PD e vërtetë dhe në këmbë e ka mundur tre herë dhe do të mundë në çdo garë. Je i pashpresë.

Tani i them, kthimi im është si kthimi i Steve Jobs. Atë që pas një serie pabesirash, e nxorën në rrugë, por ai me iPod, iPad, Apple ndryshoi botën”, tha Berisha.

 

Të fundit