Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Durrësi: Nisim sot aksionin, marshin e fitores

Berisha nga Durrësi: Nisim sot aksionin, marshin e fitores

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar sot në Durrës një bashkëbisedim me anëtarët dhe simpatizantët. Berisha deklaroi se nga Durrësi do të nisin marshin e fitores dhe aksionin për t’u ringritur.

Kryedemokrati tha se sot çdo durrsak e durrsake përballet me një armik të egër, Edi Ramën.

Ai tha se sot ose do të pranojmë të jemi qytetarë të dorës së dytë dhe të shesim idealet ose do të ngrihemi.

Berisha: Nisim sot në Durrës marshin, aksionin tonë të fitores! Nisim sot, aksionin me të cilin ne do të kundërshtojmë, me të cilin ne do mbjellim shpresën, me të cilin ne do krijojmë ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit të Enver Hoxhës, regjimit të pasardhësve të xhelatëve të diktaturës, e të keqes të të gjithë të këqijave që përjetojnë sot shqiptarët, Edi Rama.

Si qytetarë, ju përballeni çdo ditë me probleme, përballeni me armiq të pamëshirë si sëmundjet, skamja, me ngushtime dhe dhimbje të shumëllojta, por idealet tuaja, ju si qytetarë, si njerëz me përgjegjësi qytetare, si atdhetarë, si demokratë, përballeni me një armik të egër, që çdo ditë po shkelmon mbi idealet, shkelmon mbi vlerat që ju besoni.

Përpiqet me çdo kusht të shkatërrojë fibrën tuaj politike, bindjet tuaja politike, të vrasë shpresën te ju, te familjet tuaja.

Përballemi me një armik që njësoj si nazistët në kampet e përqendrimit, do t’ua ndërrojë emrin ju. Nazistët u vinin numra hebrenjve, kurse ai do t’u thotë ju që nuk jeni më demokratë, por jeni ata që them unë, do mbani atë emër që dua unë.

Ky armik, që nuk ka as nder, as moral, asnjë parim, u thotë ju që përmbysët diktaturën, u thotë ju që morët Shqipërinë mbi supe, e nxorët nga skëterra e historisë, e anëtarësuat në NATO, e afruat me BE, e ngritët nga vendi i tretë më i varfër në botë në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta me djersën tuaj, jo nuk jeni ju ata, identitetin ua përcaktoj unë me drejtësinë e tij.

Sot çdo durrsak dhe durrsake përballet me një armik të egër, përballet me shumë faktorë, por ata kanë emëruar të përbashkët të keqen e të këqijave, Edi Ramën, bastard të xhelatëve, që në revolucionin e para 32 viteve, kërkonin që t’u vinin mitralozat studentët.

Sot, ose do pranojmë se jemi qytetarë të dorës së dytë, ose do pranojmë të shesim idealet, ose do pranojmë të shesim integritetin dhe dinjitetin tonë, ose do ngrihemi.

Të fundit