Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Elbasani: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

Berisha nga Elbasani: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka uruar Ditën e Verës nga Elbasani për të gjithë shqiptarët.

Kryedemorkati u ka bërë thirrje që më 11 maj të ndahen nga regjimi që i varfëroi ata deri në palcë dhe u qytetarëve se në 3 muajt e parë të qeverisjes, do të zbatohet “Paketa e Dhembshurisë”, që ka në thelb, minimumin jetik 200 euro.

“Ju uroj nga zemra këtë festë, më të lashtën dhe më të bukur, festën e ndërrimit të natyrës, festën e shpresës. Dita e verës e gjen Elbasanin, i gjen shqiptarët më optimist dhe më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit.

Kjo ditë frymëzon cdo shqiptar që më 11 maj të ndahet ngfa ky regjim që i varfëroi ata deri në palcë. Unë sot nga Elbasani u premtoj shqiptarëve se tre muajt e parë, ajo që e kemi quajtur paketë e dhembshurisë do të nxjerrë cdo shqiptar nga varfëria ekstreme. Do të kenë një minimum jetik prej 200 euro.Unë premtoj se do të bëhemi njerëzit më të paguar në rajon”, tha Berisha.

Të fundit