Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Elbasani: Rama e bëri Shqipërinë ‘delen e zezë’ të Europës, shpërndan të ardhurat e qytetarëve te klanet e veta

Berisha nga Elbasani: Rama e bëri Shqipërinë ‘delen e

Berisha nga Elbasani: Rama ka katandisur Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës. Nga një tokë e bekuar, në një vend pa shpresë, pasi të rinjtë ikin.

Dy ditë më parë isha në Gjirokastër. Shëtitja që bëra në rrugët e qyteti ishte dëshpëruese. Dola nga një hotel se pushova pak. I zoti i tij kishte bërë gjithçka për të përfaqësuar qytetin, por sa dilje nga hoteli ishte pa fund vargu i dyqaneve të mbyllura.

Gjirokastra është trashëgimi botërore kulturore. Këta shtruan kalldrëm dhe vidhnin para, asnjë projekt. Kështu është mbarë vendi.

Pas 8 vitesh shqiptarët janë 30% më ulët se në 2013-ën. Në atë kohë kishim rrogat më të larta në rajon, sot është e kundërta. Ndaj shqiptarët ikin.

Me mbi 5 mld euro janë ndërtuar 34 km autostradë të lëna në mes në 2013. Ku shkuan tjerat? Në xhepat e oligarkëve dhe qeverisë, i ndajnë bashkë paratë.

Sipas Ahmetajt, jemi rritur 18%, por kjo nuk konvertohet në rroga.

Rritja e të ardhurave ka dy mënyrë, e para si shpërndarje qytetarëve. Zinte vendin e 4 në botë për shpërndarje më të mirë. Rritëm rrugë, ndërtuam shkolla. Sot shkojnë te klanet e qeverisë, dikton ligje për të marrë shërbimet publike me çmimet që do, për të fituar tendera. Për qytetarët mbetet largimi e varfëria.

Të fundit