Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Fieri: Rama e nisi mandatin e tretë me veturë superluksoze, shqiptarët në mjerim

Berisha nga Fieri: Rama e nisi mandatin e tretë me veturë

Berisha: Sot ne mblidhemi për një motiv, motivi ynë buronte pak çaste më parë nga zemrat tuaja ‘Rama ik’ sepse pas Enver Hoxhës do mbetet në histori si kryeministri më i lig, më tradhtar i Shqipërisë.

Ulemi 8 vite pas qeverisjes së tij kur kemi zbritur nga vendi krye për rrogat e pensionet në Ballkan, 30% më pak se Kosova. Kjo sepse Rama që nis mandatin e tretë me veturë superluksoze 500 mijë euro.

Sepse kryeministri shëtit me aeroplan në dispozicion që i shkon fluturimi nga 150-300 mijë euro. Kjo sepse ministrat e babëzitur porosisin biftekun sa 3 rroga të një punonjësi, përjetuar helmimin nga plehrat se mafia e plehrave me në krye Ramën shpenzoi milion euro duke vjedhur taksat tuaja.

Shqiptarët sot në të gjitha rekordet janë kampionë për zinë në Europë e më gjerë. Kafshata e gojës kushton 80 herë më shumë në proporcion se në vendet e BE. Nafta ka çmimin e dytë më të lartë në botë, kur Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Europë.

Shqiptarët kanë braktisur në 5 vite,  530 mijë persona se këtu nuk ka siguri e të ardhme. Rama u vret cdo minutë të ardhmen shqiptarëve.

Interesi kombëtar i shqiptarëve i është besuar Beogradit, Aleksandër Vucic.

Të fundit