Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga foltorja e Kuvendit: Avokatët e Lubisë e kyçin gojën para të huajve, u pëshpëritin se do ia heqin imunitetin

Berisha nga foltorja e Kuvendit: Avokatët e Lubisë e kyçin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, ka deklaruar se mazhoranca po tenton të ndryshojë ligje për të mbrojtur një aferë të rëndë korruptive.

Berisha u shpreh se “mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar” presin nga Parlamenti heqjen me urgjencë të imunitetit të kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur këtë çështje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, të cilën ai e quajti me nofkën “Lubi Balluku”.

Ai akuzoi deputetët e mazhorancës se po përdoren si “kukulla” dhe “zare” për të mbrojtur, sipas tij, “hajdutin kryesor në historinë e kombit”.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj përfaqësuesve ligjorë të Ballukut, duke pretenduar se ata mbajnë qëndrim të dyfishtë.

Sipas Berishës, në prani të ndërkombëtarëve, përfaqësuesit e mazhorancës “pëshpëritin në vesh se do ia heqin imunitetin”, ndërsa në Kuvend mbajnë qëndrim tjetër.

PJESE NGA DEKLARATA

Sot, mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar pret nga ky parlament heqjen me urgjencë të imunitetit të Edi Ramës, në fakt, por në letra të Lubi Ballukut.
Ju keni marrë një mision të pamundur.
Këtë që po bëni ju, nuk e ka bërë kush kurrë.
Ju jeni të gatshëm të ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para mbarë shqiptarëve si hajduti kryesor në historinë e kombit, dhe një nga më kryesorët në historinë e Europës.
Ai po u përdor ju si lolo, ai u po përdor ju jo si zare, por si kukulla të vërteta.
Ai po u keqpërdor ju në shkallën më ekstreme.
Dhe ju që më shihni si me inat gjoja, ja t’u them unë, se këta avoketërit e Lubisë në sallë, kur ndodhen para të huajve, e kyçin gojën. Nuk thonë asnjë fjalë në mbrojtje të saj.
Hajde të jap regjistrimet po deshe.
Nuk thonë një fjalë, rrinë si pula.
Kurse këtu u nxisin ju drejt një krimi të vërtetë, drejt një krimi në vazhdim.
Ja këta që u dalin ju para, pyesni pak çfarë thanë dje e pardje, çfarë thonë në praninë e të huajve?
Asnjë fjalë për Lubinë, përkundrazi u pëshpëritin në vesh se do ia heqim, do e bëjmë.

Të fundit