Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga foltorja me shqiptarët në Itali: Rikthimi në pushtet i koalicionit të djathtë me rëndësi të madhe

Berisha nga foltorja me shqiptarët në Itali: Rikthimi në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me video-konferencë me shqiptarët në Itali, tha se se rikthimi i koalicionit të djathtë në pushtet në Itali do të ketë një rëndësi të madhe edhe për Shqipërinë.

“Foltorja zhvillohet në prag të një ngjarje të madhe të Italisë rikthimin e merituar në pushtet të koalicionit të djathtë në Itali që ka rëndësi të madhe jo vetëm për Italinë por dhe për Evropën. Adam Smith thotë se pasuria përhapet dhe nëse është përhapur diçka në Shqipëri është biznesi italian, kultura. Italia jep një kontribut të madh në betejën kundër mafies shqiptare”, tha Berisha.

Të fundit