Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Foltorja: Ndaj Ballukut rëndojnë 9 vepra penale, rrezikon deri në 36 vite burg

Berisha nga Foltorja: Ndaj Ballukut rëndojnë 9 vepra penale, rrezikon

Opozita ka zhvilluar Foltoren e radhës para Kryeministrisë. Në fjalën e tij, kreu i PD Sali Berisha foli për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut.

Berisha tha se ndaj Ballukut rëndojnë 9 vepra penale, për të cilat ish-zv.kryeministrja rrezikon deri në 36 vite burg.

“Sot në Këshillin e Mandateve, faqezi Manja thotë ‘ja se kjo Lubia nuk ka kryer një krim kaq të rëndë sa të arrestohet’. Përgjigja ishte ligjore. Kjo Lubia me 9 veprat e saj penale, shkon në minimum 36 vite burg. Por iu garantoj këtu se ato 9 vepra nuk janë më shumë se 1/10 e krimeve të Lubisë së Edi Ramës, dhe kriminelëve të tjerë në qeveri”, deklaroi Berisha.

Të fundit