Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Gramshi: Projektet e PD u braktisën nga Rama, shqiptarët më të varfër se në 2013-ën

Berisha nga Gramshi: Projektet e PD u braktisën nga Rama, shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët e Gramshit. Kryedemokrati u shpreh se sot shqiptarët janë rreth 30% më të varfër dhe dy herë më të mëkëmbur se në vitin 2013.

“Sot shqiptarët janë të paktën 30 % më të varfër se në vitin 2013 dhe ua them me vërtetësinë më të madhe, sot ata duhej të ishin minimumi 2 herë më të mëkëmbur se në vitin 2013. Koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj. Po të pyesim së bashku veten, çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto 8 vite në Gramsh, përveç projektit të madh të Devollit, që nuk është i këtyre viteve.

Siç e dini ju është i qeverisë së mëparshme dhe herën e fundit që kam qenë në këtë rreth kam qenë në inaugurimin e Kaskadës së Devollit dhe disa orë pas meje, erdhi Edi Rama dhe deklaroi se kjo është gënjeshtra e radhës e Sali Berishës. Në të vërtetë sot ajo është një realitet i çmuar, i fuqishëm, pavarësisht se sot përsëri fshatrat e Gramshit buzë liqenit nuk kanë mundësi të vadisin tokat e tyre”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve u shpreh se qeveria e PD-së asokohe pati shumë projekte për qytetet, por që u braktisën me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama.

“Gramshi është një rreth me potenciale të mëdha, qoftë turistike, por ka edhe potenciale të mëdha në frutikulturë. Gramshi është zonë në të cilën rriten drurë frutore më të kërkuara dhe më të çmuara. Është një nga epiqendrat më kryesore të arrorëve dhe fikut. Por ato projekte mbetën aty ky ishin, dhe nuk u stimuluan më, në mënyrë që fermerët e Gramshit të begatonin, prosperonin. Gramshi ka lumenj, liqene e gjithë ato bukuri turistike. Njëra prej tyre është ujëvara e Sotirës dhe Sotira si fshat e shpallur në 100 fshatrat për tu investuar, por 1 km rrugë nuk është shtruar nga Edi Rama. Isha në Pukë para 1 jave. Edhe atje, Qelzën e kishin shpallur fshat turistik, por njëlloj si në Sotirë, përveç emrit dhe shpalljes, asnjë lloj investimi”, tha Berisha.

Të fundit