Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Kryesia e Kuvendit: Rama bën luftë me Kushtetutën, opozita do të mbrojë parlamentarizmin

Berisha nga Kryesia e Kuvendit: Rama bën luftë me Kushtetutën,

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur nga Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Për mediat, Berisha tha se Rama po bën luftë me Kushtetutën dhe popullin opozitar. Ai shtoi se i tmerruar nga abuzimet me pushtetit, Rama po shkelmon të drejtat e popullit opozitar.

“Gjer në rivendosjen e plotë të të drejtave kushtetuese të përfaqësuesve të popullit opozitar në parlament. Edi Rama bën luftë tani me Kushtetutën, bën luftë me popullin opozitar. Shkelmon mbi të drejtat e popullit opozitar.

I tmerruar nga abuzimet me pushtetin e tij, e din se Komisionet Hetimore Parlamentare do ti nxjerrin atij të gjitha të palarat, vendimet antiligjore, antikushtetuese, të gjitha aktet e tij dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe të shkojë në punë të vet”, tha Berisha.

I pyetur se si do të vijojë aksioni opozitar, Berisha tha: Aksioni është shumë transparent, do të jeni ju të parët që do ta mësoni. Pra faktikisht parlamenti ekziston si ndërtesë sot, dhe opozitar që mbron parlamentarizmin. Këto dy gjëra ka. Pjesa tjetër, parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm i opozitës që mbron kushtetutën. Të tjerët zhduken si minjtë, prapa digjitalëve.

Të fundit