Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Kuvendi: Call center-at mbrohen nga shteti, Amant Josifi u arratis në Dubai me Olsi Ramën

Berisha nga Kuvendi: Call center-at mbrohen nga shteti, Amant Josifi u arratis

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta nga foltorja e Kuvendit lidhur me skemën e të dyshuar të mashtrimit financiar përmes call center-ave, duke përmendur emrin e Amant Josifit.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se Josifi është arratisur drejt Dubait dhe e lidhi këtë çështje me institucione shtetërore, duke ngritur akuza për mbrojtje të aktivitetit të paligjshëm.

Berisha ngriti akuza edhe ndaj drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, duke i cilësuar si mbrojtës të kësaj veprimtarie, ndërsa shtoi se aktiviteti i call center-ave ka qenë, sipas tij, i mbrojtur nga shteti.

"Kur policia e vendeve të huaja zbuloi rrjetin, kreu i Skapit, famëziu Dumani u tha shqiptarëve se për Amant Josifin nuk kemi mandat arresti. Si mor të mos ketë mandat arresti për Amant Josifin, i cili me grupin e tij kishte vjedhur 2.2 miliardë euro. Në këtë parlament është denoncuar.

U kërkonte të dorëzonin Bitcoinin në kuletën e tij dixhitale dhe i garantonte se do ta merrnin me këtë interes. Dhe këtu kishte konvertuesin e Bitcoinit. Dhe pasi i dërgonte në Dubai apo i konvertonte dhe i inkasonte në bankat e krimit, pensionisti kërkonte paratë që nuk i merrte kurrë.

Amant Josifi u arratis në Dubai i shoqëruar thonë nga Olsi Rama, por një gjë është e sigurt që call-centerat e tij mbroheshin nga shteti. Dhe kur Spanja e gjeti në Dubai dhe kërkoi ekstradimin, përsëri Altin Troplini jo tha, po e heton Spanja. Pra, kjo është një veprimtari e mbrojtur nga shteti, një veprimtari kriminale e tmerrshme që turpëron Shqipërinë, që damkos Shqipërinë", tha Berisha.

Të fundit