Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Kuvendi: Këta fshehin Ergys Agasin, thuhet se edhe Lubia ka marrë dhenë

Berisha nga Kuvendi: Këta fshehin Ergys Agasin, thuhet se edhe Lubia ka

Nga foltorja e Kuvendit, mes tensioneve, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se ka zëra që thonë se Belinda Balluku është arratisur.

Kryedemokrati i bëri thirrje mazhorancës të sjellin në Kuvend Ergys Agasin, për të cilin SPAK lëshoi urdhër-arrest disa ditë më parë.

“Shkoni, sillni Agasin këtu, terroristin, pengmarrësin. Sillni Agasin këtu. Shko, para se të uleni këtu, duhet të gjeni Agasin, terroristin. Shkoni dhe sillni Agasin këtu, pastaj të bëjmë Kuvend. Shkoni!  Terroristin, pengmarrësin. Shkoni sillni Agasin këtu.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, këtu po zhvillohet një betejë për ligjin, për Kushtetutën. Këta fshehin pengmarrësin e dy qytetarëve, Ergys Agasin, thuhet se edhe Lubia ka marrë dhenë, nuk e kam të sigurt. Por ne qëndrojmë këtu për interesat tuaja, ne qëndrojmë këtu për Kushtetutën, ne qëndrojmë këtu për ligjin. Se këta e bëjnë vidh e ik, vidh e ik, vidh e ik. Jo dhe jo, vidh dhe ligj, vidh dhe ligj, ne këtë po përpiqemi t’u tregojmë këtyre. Agasin e ka fshehur Proda. Shkoni dhe sillni Agasin këtu”, deklaroi Berisha.

Të fundit