Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Kuvendi: PD po i përgatit protestat, Rama të plotësojë urgjentisht kërkesat e pedagogëve!

Berisha nga Kuvendi: PD po i përgatit protestat, Rama të

Në një prononcim për gazetarët nga jashtë Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha ka folur për protestat. Ai ritheksoi mbështetjen ndaj protestës së pedagogëve, ndërsa i kërkoi qeverisë të plotësojë kërkesat e tyre.

“Sot është protesta kombëtare e pedagogëve. Shpreh mbështetjen për pedagogët dhe studentët, që janë ngritur për kërkesat më elementare, për të drejtat më elementare. Për rroga, autonomi dhe kërkimet shkencore.

I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ajo nuk është grevë e PD, është grevë e sindikatave. Por PD si forcë që mbështet çdo kauzë të drejtë, do bëjë gjithçka për prevalimin dhe respektimin e të drejtave dhe kërkesave të tyre”, tha Berisha.

Ky i fundit nënvizoi se PD po përgatit protestat, ndërsa tha se do të vijojnë takimet me aleatët.

“PD po i përgatit protestat. Mbrëmë u bë mbledhja me të gjithë kryetarët e degëve dhe forumit rinor për Tiranën dhe u dhanë udhëzimet për një përgatitje intensive.

Do vazhdojnë takimet me partnerët, aleatët, me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë. PD do jetë në protestë, në protestë, në protestë”, shtoi më tej kryedemokrati.

 

 

Të fundit