Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Kuvendi: Porti i Durrësit është aferë Rama-Vuçiç, kryeministri ka atdhe Serbinë

Berisha nga Kuvendi: Porti i Durrësit është aferë

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha denoncoi të ashtëquajturën aferë e Portit të Durrësit. Lideri i demokratëve tha se pas saj fshihet kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ai deklaroi Ramën se ka atdhe Serbinë. Më tej shtoi se për interesat e tij dhe të njerëzve të afërt, Rama ka rritur borxhin e shqiptarëve.

“Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre.

Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit.

Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën.

Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi”, u shpreh Berisha.

Të fundit