Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Lezha: ‘Foltorja’ është shndërruar në uragan shprese

Berisha nga Lezha: ‘Foltorja’ është shndërruar

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar aksionin e tij politik ‘foltorja’ është shndërruar uragan shprese.

“Për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi, besimi dhe shprese, e cila njëlloj siç përmbysi diktaturën komuniste 30 vite më parë, do përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës pas 30 vitesh.

Pse ky entuziazëm dhe përkushtim kaq i madh? Është një thirrje e brendshme që buron nga zemra dhe shpirtrat tuaj për të shpëtuar Shqipërinë dhe për ta nxjerrë atë nga gjendja kritike ku e ka zhytur Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij në krye të shtetit,” tha Berisha.

Të pranishëm në ‘foltoren’ e Lezhës janë Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi. 

 

Të fundit