Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Lezha: Rama dhe 'pengu', e paraqesin "Foltoren " si interes personal timin

Berisha nga Lezha: Rama dhe 'pengu', e paraqesin "Foltoren "

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga 'Foltorja' e Lezhës se deklaratat se nisma e tij është ndërmarrë për arsye personale janë një propagandë e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha ose 'pengut', sikurse e quan ai.

Ai theksoi se Rama vodhi dy herë më shumë vota se ne zgjedhjet e vitit 2017, për faktin e vetëm se e di shumë mirë se ka të bëjë me Bashën. Nga ana tjetër, ish-lideri bëri me dije se Basha ka harruar 'masakrën zgjedhore' për të cilën fliste, vetëm për interes të karriges.

"Edi Rama vodhi dhe plaçkiti vota dy herë më shumë se në vitin 2017. Po pse? Sepse e dinte se me kë kishte të bënte, se e dinte që se vinte kërkund kanarin. Më datën 27 Prill në vend se të ftonte demokratët e mbarë Shqipërisë në Tiranë pë t'u përballur me dhunuesit e votës së lirë mendonte karrigen e tij. Se si të fitonte zgjedhjet në parti nga frika se do t'i ikte karrigia. Ne sot jemi jemi jo vetëm të poshtëruar nga humbja, sepse ka 3 mandate që Lulzim Basha shkon nga humbja në humbje duke mos ditur se çbën. Jo vetëm që n uk ndërmorti protestën e përgjithshme, por u  mor me karrigen e tij dhe harroi fjalën 'masakër'. Ndërkombëtarët nuk mund të vinin sanksione që opozita i pretendonte. Propaganda e Ramës dhe pengut duan t'iu mashtrojnë dhe të paraqesin foltoren si një interes personal të Sali Berishës. Të lidhur me shpalljen time non grata. Absolutisht është e pavërtetë," deklaroi Berisha.

Të fundit