Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Librazhdi: Shefki Çota kandidat i dinjitetit, kushoja e Taulantit vjen nga skutat dhe xhepat

Berisha nga Librazhdi: Shefki Çota kandidat i dinjitetit, kushoja e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Librazhd, Shefki Çota.

Në fjalën që mbajti, Berisha tha se kandidati i PS vjen nga xhepat e Taulant Ballës dhe nga skutat e Edi Ramës.

Berisha: Vërtet me 14 maj ju votoni për Shefki Çotën, dhe votoni për kushon e Taulantit, por do më falni, Shefki Çota është njëri prej jush. Është një qytetar i këtij rrethi, i këtij qyteti, i cili ka qeverisur Librazhdin dhe sot vendosi që aftësitë e tij, dashurinë e tij për ju dhe Librazhdin, të kërkojë sërish votëbesimin tuaj.

Shefki Çota, sot në dallim me Shefkiun e mëparshëm, nuk është kandidat i Sali Berishës, as i kryesisë së PD, është i juaji. Ju votoni kandidatin që keni përzgjedhur, kandidatin që keni votuar, votoni kandidatin e dinjitetit tuaj. Liria e njeriut ka në thelb dinjitetin e tij dhe ju respektuat dinjitetin tuaj. Ne e respektuam atë gjithashtu.

Le të vijë Shefkiu këtu, le të vijë kusho i Taulantit, ai vjen nga xhepat e Taulantit, vjen nga skutat e Edi Ramës.

Le të më thotë një i majtë nga Librazhdi, që është pyetur apo ka dhënë votën apo mendim që kushoja të kandidojë për kryetar bashkie. Asnjë, as këtu dhe askund në Shqipëri.

Ata dolën nga bodrume mafioze dhe ju e patë vetë se çfarë përfaqësojnë.

Të fundit