Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Lushnja: Kodi zgjedhor për despotin Rama është një ‘kinezëri’

Berisha nga Lushnja: Kodi zgjedhor për despotin Rama është

Kryedemokrati Sali Berisha ka risjellë në kujtesë deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ‘kodi zgjedhor është një kinezëri’.

Nga Lushnja, Berisha tha se abuzimet ekstreme të Ramës bëhen që PD të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore.

Berisha: Nuk dua të ndalem të listoj këtu para jush abuzimin ekstrem të Edi Ramës me pushtetin, por meqë jemi në fushatë elektorale, po ju rikujtoj vetëm një fjalë të tij; kodi zgjedhor është një kinezëri.

Kodi zgjedhor që rregullon dhe garanton të drejtën më themelore të njeriut, të drejtën e votës, për këtë despot, nuk ekziston, është një kinezëri. Dhe ju e patë se çfarë bëri ai, gjithçka që ne të mos merrnim pjesë në zgjedhje, se çfarë vendimesh mori me mercenarët e tij, që forca politike që ka sot në të 4-anët e vendit, 61 kandidatë të dalë me votën e lirë të mos hynte në zgjedhje, të përjashtohej nga zgjedhjet.

Natyrisht dështoi dhe do të dështojë, por nga ana tjetër tregoi anën e tij më të errët njerëzore, më antidemokratike. Nuk mund të vazhdohet me të gjithë pushtetet në duart e tij, se kjo do të thotë të ecim drejt varfërisë, drejt vjedhjes së tmerrshme të qytetarëve.

Theksoj edhe njëherë, në vitin 2013, të ardhurat ishin 3.8 miliardë. Në vitin 2022, të ardhurat ishin 5.9 miliardë. Megjithatë në vitin 2022, çdo shqiptare merrte së paku një rroge gjysëm më pak se në vitin 2013, sepse me rritjen e çmimeve vetëm nga viti 2021-2022, çdo shqiptar shpenzoi 430 mijë lekë më shumë, për shkak të rritjes së çmimeve. Unë mora vetëm këtë aspekt.

Të fundit