Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Lushnja: Qeveria i jep tokë ministres Xhaçka për të ndërtuar hotele

Berisha nga Lushnja: Qeveria i jep tokë ministres Xhaçka për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncon se qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që i jep bashkëshortit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka tokë në fshatin Gjilekë të Himarës, për të ndërtuar hotel.

Dua të ju lajmëroj për bëmën e fundit të kësaj qeverie. Në mbledhjen e fundit të saj, sot mendoni se vendosi të ndihmojë të varfrit, të sëmurët dhe të rinjtë në universitete?
Jo jo, vendosi ti japë ministres Xhaçka hektarë në Gjilekë të Himarës që bashkëshorti i saj të ndërtojë hotele luksoze. Vota për ndryshim është jetike për ju dhe shqiptarët.

Çdo votë për përfaqësuesit e Ramës është votë për Fatos Tushen, për ata ministra që kanë vjedhë 450 milionë me djegësat e nuk ngopen kurrë’, tha Berisha në mitingun përmbyllës të fushatës në Lushnje.

 

 

Të fundit