Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Pogradeci: Do dyfishojmë buxhetin për bujqësinë, shëndetësisë dhe arsimin

Berisha nga Pogradeci: Do dyfishojmë buxhetin për bujqësinë,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga takimi elektoral në Pogradec ku prezantoi kandidatët për deputet të zgjedhjeve të 11 Majit.

Berisha u ndal te programi i PD teksa tha se në 100 ditët e para do të ulë çmimin e naftës dhe do të vendosë mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore.

Kryedemokrati premtoi dyfishimin e buxhetit për bujqësinë, për shëndetësinë dhe për arsimin.

“Vendosim që në 100 ditët e parë të mos shitet litri i naftës më shumë sesa çmimi në Maqedoni apo në Kosovë. Pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht. Ata do të marrin për cdo fidan të mbjellë, për cdo kokë bagëti, 5 fishin e asaj që marrin sot për subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Mal të Zi dhe Serbi. Do kenë linja krediti të butë. Do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.  Do dyfishohet buxheti për bujqësinë, për shëndetësinë, për arsimin. Do vendosim minimumin jetik 200 euro dhe pensionin 500 euro. Po ku do dalin këto para? Këto janë taksat tuaja, nuk do bëjmë asgjë tjetër veçse do ju kthejmë paratë. Pra programi ynë bazohet tek rikthimi i parave tuaja”, tha Berisha.

Të fundit