Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga protesta: Revolta qytetare ndaloi grushtin e shtetit të Ramës

Berisha nga protesta: Revolta qytetare ndaloi grushtin e shtetit të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se revolta qytetare në protesta, ka parandaluar një grusht të parë shteti të kryeministrit Edi Rama dhe paralajmëroi se edhe një tentativë e dytë nuk do të ketë sukses.

“Revolta juaj në protestën e kaluar dha një sinjal të qartë brenda dhe jashtë vendit se ne nuk do të tolerojmë kurrë grushtin e shtetit për të mbrojtur vjedhjet e Edi Ramës dhe Lubisë së tij. Po të mos ishit ju, viganë, që me guximin tuaj morët në dorë gazin dhe helmin dhe ua flakët mbrapsht hajdutëve, po të mos ishte juaj që me revoltën tuaj shpëtuat nderin dhe dinjitetin e çdo shqiptari, po të mos ishit ju që me trimërinë tuaj u bëtë lajm kryesor në Europë dhe në botë, po të mos ishit ju që rezistuat përballët helmit të skaduar dhe u përballët dhëmb për dhëmb me regjimin, absolutisht Edi Rama do ia kishte dalë me grushtin e shtetit. Por ky grusht shteti dështoi sepse siç e patë, e denoncuam atë edhe në kancelaritë më të larta të Europës, kur puthadorët e regjimit shpërndanin lajmet e rreme se gjasme Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg. Edhe grushti i dytë që po përgatit Rama do të dështojë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se opozita e vërtetë është zëri i ndërgjegjes qytetare dhe se revolta e qytetarëve ka shpëtuar nderin dhe dinjitetin e çdo shqiptari, duke denoncuar veprimet e Ramës edhe në nivel ndërkombëtar.

"Mund të na sulmojnë ditë e natë me banalistë dhe televizionet e qeverisë. Por e vërteta është se ne, opozita e vërtetë, me revoltën tonë, parandaluam grushtin e shtetit më të rrezikshëm në historinë e Shqipërisë. Dhe, nëse ne duam të çojmë në fund këtë betejë, nëse ne duam vërtet të shpëtojmë Shqipërinë, ka ardhur koha që Edi Ramën që tentoi grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk heq dorë nga grushti i shtetit, ta shpallim armikun jo vetëm më të pamëshirë, por edhe më të rrezikshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë", tha Berisha.

Të fundit