Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka humbur një rrogë më shumë

Berisha: Nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka humbur një

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se nga rritja e çmimeve ka humbur një rrogë më shumë vetëm në ushqime.

Teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Këlcyrë, Arjan Kasaj, Berisha tha se nga rritja e çmimeve çdo pensionist ka humbur dy pensione.

“Nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka shpenzuar më shumë për ushqime 430 mijë lekë, sipas ekonomistëve të pavarur. Pra, çdo shqiptar ka humbur një rrogë më shumë vetëm në ushqime. Çdo pensionist ka humbur dy pensione.

Edhe në vende të tjera u rritën çmime, por qeveritë e tjera ua kthyen paratë qytetarëve të mbledhura nga rritja e çmimeve. Kosova rriti me 100 euro pensionet, 100 euro u dha studentëve, 120 euro u dha rrogëtarëve. Kurse ky, paratë që mblodhi, 520 milionë euro nga rritja e çmimeve, i ndau për lukset e veta dhe klientelën e tij”, tha Berisha.

Të fundit