Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Saranda: Kandidati i PS vjen me mision, që oligarkët të ndërtojnë tek varrezat

Berisha nga Saranda: Kandidati i PS vjen me mision, që oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” Ardit Cikuli për Bashkinë Sarandë.

Berisha tha se kandidati i PS kandidon po vjen me misionin që oligarkët të ndërtojnë tek varrezat e qytetit.

“Ata janë kandidatë të një njeriu, janë kandidatë të Edi Ramës, janë kandidatë të xhepit të tyre, janë kandidatë që nuk kanë lidhje absolutisht me qytetarët. Ngrihet tjetri nga Durrësi, vjen këtu, i deleguari personal i famëziut, Alket Hyseni. Alketin e hoqën vetë socialistët, e përzunë për ato që bëri.

Tani gjeti këtë tjetrin, Çaçin i cili vjen tek trashëgimia e prindërve, tek pallatet, pra ky është kandidat pallati. Çfarë e lidh me Sarandën, përveç pallateve të familjes së tij, përveç zotimit makabër që do të kërrejë eshtrat nga varret e Sarandës, sepse duhet që oligarkët të ndërtojnë aty. A mund të vijë një kandidat për një mision të tillë në një qytet, vjen vetëm përfaqësuesi i mafias”, u shpreh Berisha.

Të fundit