Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga sheshi: Shqiptarët patriotë i thonë 'Jo' Ballkanit të Beogradit dhe Putinit

Berisha nga sheshi: Shqiptarët patriotë i thonë 'Jo'

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje shqiptarëve nga sheshi i protestës t’i thonë ‘jo’ nismës së “Ballkanit të Hapur”, teksa theksoi se kryeministri Rama është shndërruar në vasal të Aleksandër Vuçiçit.

Berisha tha se Rama është shndërruar në ‘mollë sherri’ për fqinjët e rajonit, teksa shtoi se është ai që ka rrethuar Kosovën me tensione dhe konflikte.

“Kur kryetari i qeverisë së vendit tënd bëhet tellall i Beogradit, kur ai fut sherre te fqinjët me gjuhën dhe fjalorin e tij, kur ai shndërrohet në një vasal të serbomadhit VUçiç, kur ai rrethon Kosovën me tensione e konflikte, kur ai nuk ka interesa shqiptare por të parat ka interesat e Beogradit, atëherë nuk mund të rrimë pa i thënë: Edi Rama, populli opozitar, shqiptarë, patriotë kudo që janë, do t'i thonë 'Jo' Ballkanit të Hapur, 'Jo' Ballkanit të Beogradit, 'Jo' Ballkanit të Putinit. Do t'i thonë 'Po', Procesit të Berlinit, Ballkanit të Brukselit, rrugës tonë drejt Europës”, tha Berisha.

Të fundit