Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Shkodra: Soros u mobilizua në goditjen kundër PD, si e pengoi Rama integrimin në 2013

Berisha nga Shkodra: Soros u mobilizua në goditjen kundër PD, si e

Pas Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar takimin në Shkodër. Në bashkëbisedim me demokratët e qytetit verior, Berisha tha se në goditjen e PD dhe opozitës, u mobilizua edhe multimiliarderi George Soros.

Ish-kryeministri u shpreh se kryeministri Rama e pengon me qëllim integrimin e Shqipërisë në BE, teksa kujton se në vitin 2013 ai ka refuzuar tre ligje në mënyrë që Tirana të mos merrte statusin e vendit anëtar në BE.

“Në goditjen kundër PD dhe opozitës së vërtetë shqiptare u mobilizua edhe mafia e George Soros-it. Mafia politike më e rrezikshme e planetit. Është më e pasura e kësaj toke. Por, demokratët e demokrate, pavarësisht të gjitha presioneve dhe kërcënimeve, shatanzheve, këtu në Shkodër vazhduan traditën e vet demokratike. I qëndruan besnik idealeve dhe votuan midis opozitës së vërtetë, PS dhe pseudo-opozitës, votuan kandidatin e saj Bardh Spahia. Demokratët dhe demokratet janë misionarë. Vetëm si idealistë mbërritëm këtu, se ndryshe do të mbeteshim rrugës. Si idealistë do të ecim drejt qëllimeve tona. Kjo lëvizje, do të shohë që Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të pa merituar dhe të rrezikshëm. Shohim që sot faktori albano-fob, i cili me doktrinë, me elaborate, ka projektuar shpërbërjen e kombit shqiptar. Kjo praktikë po zbatohet nga faktori albano-fob që shkelmon mbi interesat jetike tonat. Do iu jap një shembull. Në vitin 2013 Edi Rama nuk votoi tre ligje për të marrë statusin e vendit kandidat. Por unë ju them që interesi jetik i shqiptarëve është integrimi në BE, ky është. Kosova u çlirua dhe mbetej jetike për ne të mos endemi më. Ne kemi një shprehje jo dhe kaq të studiuar. Jemi Evropë, që prej kur ka mbie lisi. Në Evropë në kuptimin e sotëm jemi shumë larg. Evropa krijoi një mrekulli me bashkimin e saj. Kjo është mrekullia më e madhe”, tha Berisha.

 

Të fundit