Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga SPAK: Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini

Berisha nga SPAK: Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha lexoi para SPAK-ut për mediat mesazhin që iu ka lënë prokurorëve të posaçëm.

Kryedemokrati tha se SPAK do të shpallet seksion i kartelit Troplini dhe se Altin Dumani do të marrë mbiemrin e tyre.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini.

Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit.

Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini.

Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.

Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.

Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini”, deklaroi Berisha.

Berisha nga SPAK: Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit

Të fundit