Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Vora: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra, përfaqësojnë krimin dhe bandat

Berisha nga Vora: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha.

Berisha bëri një krahasim mes Hoxhës dhe kandidatët e partisë së Edi Ramës. Për këta të fundit, Berisha tha se janë me me 2-3 emra dhe nuk përfaqësojnë mbështetësit e PS-së, por krimin dhe bandat.

Krahasoni Indrit Hoxhën dhe kandidatët e tjerë me kandidatët e partisë së Edi Ramës. Kandidatët e tjerë janë kandidatët që dolën pas mesnate në orën 1 të natës nga zyrat e PS-së, pa u pyetur asnjë socialist i vetëm. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që mbajnë 2-3 emra, kudo që shkoj më dalin përpara ata. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që qytetarët normalë nuk i pëlqejnë, i duan që të kenë 2-3 emra, do të thoshte Pal Tusha, kryetari i PS-së së Rubikut, do ti thoshte Ndrecës që me dajak u emërua kandidat për Mirditën.

Kandidatët e tyre pra nuk përfaqësojnë socialistët, nuk përfaqësojnë mbështetësit e PS-së, përfaqësojnë krimin bandat, organizatat kriminale, shtetërore dhe jo shtetërore dhe ky është dallim shumë i madh. Ky është një dallim madhor. Ndaj dhe siç jeni dëshmitarë, kudo nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, ka një epërsi morale të madhe nga ana e opozitës shqiptare”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

Të fundit