Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ngjitet në foltoren e protestës: Cunam i lirisë së shqiptarëve

Berisha ngjitet në foltoren e protestës: Cunam i lirisë së

Lideri i demokratëve ka marrë fjalën në protestën që po mbahet para kryeministrisë, kundër Edi Ramës. Sali Berisha e konsideroi protestën e sotme të jashtëzakonshme dhe një cunam. Ai nuk i kurseu përshëndetjet për ata që iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së tij për protestë.

“Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte, përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky cunam i lirisë së shqiptarëve.

Nga këta qindra-mijëra djem e vajza, burra dhe gra, që po shqyejnë sot me fuqinë e tyre bulevardin dhe rrugët e Tiranës.

Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarë të Partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të pa parti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve, të kauzave të drejta, përshëndetje vëllazërore dhe mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj në këtë tubim që ju rrezaton më shumë se çdo gjë, në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, shpresë, besim se ky vend do ndryshojë”, tha Berisha.

Të fundit