Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ngre dyshimet: A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?

Berisha ngre dyshimet: A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando

Lideri i PD, Sali Berisha ka ngritur dyshime pas atentatit të sotëm në Rinas, për përfshirjen e narko-policisë në ekzekutimin e Gilmando Danit sot në Rinas.

Berisha shkruan se Dani, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Emiliano Shullazit, u ekzekutua publikisht pak metra larg Komisariatit të Rinasit, menjëherë pas mbërritjes nga Spanja.

"A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?
Miq, njëri nga banditët më të fortë të Milit të Partisë apo Emiliano Shullazit u ekzektutua sot publikisht para Komisariatit të Rinasit.
Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferini drejtorit te ketij sherbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë.
Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit. Vrasësit e dogjën makinën në Halil, por policia njofton se çuditërisht nuk mund të shkonte aty. Cili ishte roli i narko-policisë në këtë vrasje mbetet për tu hetuar", shkruan Berisha. 

Të fundit