Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nis fushatën nga Elbasani për kreun e PD

Berisha nis fushatën nga Elbasani për kreun e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën e tij për kreun e Partisë Demokratike që do të zgjidhet në 22 maj.

Berisha po zhvillon një takim me demokratët në Teatrin “Skampa” të Elbasanit.

“ Ky është një vend në të cilin duhet të jetojmë ndryshe nga ç’jetojmë. Sot nuk ndodh jo se janë vetëm 37 shqiptarë që e duan vendin sic thoshte Konica, por e duan shumica e shqiptarëve”, tha Berisha.

Ndërkohë që ditën e nesërme më 14 maj, ai do të jetë në Fier. Berisha ka depozituar pranë organeve në PD kërkesën për të kandiduar si kryetar i Partisë Demokrate. Po ashtu edhe Ibsel Elezaj, i cili do të kandidojë për kreun e partisë.

 

 

Të fundit