Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nisma Vuçiç-Rama ka ngjallur përçmim të madh në Europë

Berisha: Nisma Vuçiç-Rama ka ngjallur përçmim të

Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sulmuar nismën e përbashkët mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vučić, duke e cilësuar atë si të dështuar dhe të refuzuar në Europë.

Berisha deklaroi se kjo nismë ka ngjallur “përçmim të madh” në vendet europiane, duke theksuar se është perceptuar si një përpjekje e dy liderëve për të mbrojtur interesat e tyre personale dhe të pushtetit.

Sipas tij, edhe vendet që tradicionalisht kanë treguar skepticizëm ndaj zgjerimit të Bashkimi Evropian kanë shprehur mospajtim të plotë me këtë iniciativë.

Në vijim të akuzave të tij, Berisha i cilësoi Ramën dhe Vuçiçin si liderë autoritarë, duke pretenduar se ata janë të lidhur me krimin dhe interesat e ngushta të pushtetit. 

"Mund të them se ka ngjallur përçmim të madh nisma Vuçiç-Rama në Europë.
Është kuptuar si një përpjekje e dy pengmarrësve të vendeve të tyre, që nuk kanë interesa të tjera përveç interesave të pushtetit të tyre.
Edhe vende të cilat kanë një skepticizëm të qartë në procesin e zgjerimit të BE, dëshmojnë mospajtim të plotë me këtë nismë të ndërmarrë nga dy diktatorë autoritarë, nga dy individë të lidhur këmbë e kokë me krimin, me bandat dhe trafiqet.
Pra, nisma Vuçiç-Rama po përfundon aty ku e ka vendin.
Ka ngjallur përçmim dhe ka dëshmuar se këta dy zyrtarë nuk kanë interesa të tjera përveç interesave të tyre kriminale dhe të xhepit."

Të fundit