Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Një nga ndryshimet në statut do ta quajmë ‘neni Basha’

Berisha: Një nga ndryshimet në statut do ta quajmë ‘neni

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për ndryshimet që pritet të bëhen në statutin e Partisë Demokratike.

Nga ‘Foltorja’ e Tropojës, Berisha tha se një nga nenet do të quhet ‘neni Basha’.

Berisha foli edhe për rolin e Azem Hajdarit, për të cilin tha se do të shpallet presidenti i përjetshëm i Partisë Demokratike.

“Kur humbet zgjedhjet do duhet të largohesh. DO ta quajmë neni ‘Basha’. Është negativ, por le të na bëhet mësim sot e përherë që të mos përsëritet historia si kjo.

Gjithashtu, statuti do ketë një nen të ri ku themeluesi i partisë, Azem Hajdari do shpallet presidenti i përjteshëm i PD.”, u shpreh Berisha nga ‘Foltorja’ e Tropojës.

Të fundit