Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Berisha: Një pensioniste shembi propagandën mashtruese të Edi Ramës me të moshuarit
Kreu demokrat gjatë fjalës së tij në mitingun qytetar ka denoncuar mashtrimet dhe propagandën e Edi Ramës me pensionet. “Ne do të fitojmë, tha Berisha, sepse ne kemi një kauzë të drejtë, ne luftojmë për demokracinë”. “Ne luftojmë për dinjitetin”, tha ai.
Berisha: Të dashur miq, që nga fillimi i rrugëtimit tonë 3 vite më parë, unë çdo ditë kam besuar i palëkundur në fitoren tonë.
Në asnjë çast, sado vështirësi që kemi kaluar, sado sulme që na u bënë, kurrë nuk jam lëkundur, nuk kam humbur besimin në fitoren tonë.
Sepse ne kemi një kauzë të drejtë, ne luftojmë për demokracinë. Ne luftojmë për dinjitetin.
Ne luftojmë për votën e lirë.
Ne luftojmë për kombin shqiptar dhe intersat më jetike, që për hir të së vërtetës, Zoti e ka mbrojtur në shekuj e shekuj.
Por mbi të gjithë, ne jemi shpresa e fundit që u ka mbetur shqiptarëve.
Por ndonëse unë kam besuar gjithmonë në fitore, do ndaj me ju një histori sonte, e cila më konfirmoi edhe një herë se fitorja jonë në 2025 është e padiskutueshme.
Të dashur miq, ditën e enjte ne u bëmë dëshmitarë të një dueli në të cilin një nënë, një motër, një gjyshe, një grua në rolin e Davidit e dërrmoi, e sfazoi, e turpëroi Golian në studion e televizionit Klan.
Ajo ia plasi në surrat Edi Ramës, të vërtetën se si sot jetonte ajo dhe 700 mijë pensionistë në Shqipëri.
Me pak fjalë, ajo i shembi propagandën mashtruese të Edi Ramës të viteve e viteve, por edhe të një muaji rresht që kalon nga një takim në një tjetër për të mashtruar pensionistët që i ka katandisur në qeniet më mjeranë të planetit tonë.
Në një takim, ky mashtrues i pashpirt u nxjerr biznesmenët përpara se këta po kryejnë krime kundër njerëzimit, se po fshehin të ardhurat për pensionistët.
Në takimin tjetër u thotë se fajin e ka Saliun.
Kurse ajo nënë, ajo motër, ajo guximtare i tregoi Edi Ramës, ia përplasi në fytyrë dhe i tha: turp nuk ke, fytyrë nuk ke, i pacipë je, me na mashtrue, nuk na mashtron dot.
Ajo me logjikë të kristaltë rrëzoi të gjitha tabelat e mashtruesit ordiner, i cili i lë 700 mijë shqiptarë të numërojnë kafshatat, i lë pa ilaçe dhe u servir nga një sallë në tjetër mashtrimet.
Njëherë u thotë se fajin e kanë biznesmenët, por harron mashtruesi se ka shpallur një buxhet 8 miliardë euro, në të cilën ai nuk ka asnjë qindarkë, por të gjitha janë para që paguajnë qytetarët dhe bizneset.
Herën tjetër u thotë fajin e ka Saliu, paçka se në atë periudhë pensioni minimal nga 36 dollarë u rrit në 82 dollarë. Paçka se pensioni mesatar nga 96 euro u rrit në 146 mijë lekë.
Kurse në 11 vite, pensionet sot jo që nuk u indeksuan, jo që nuk u rritën, por në fuqi blerëse janë 40 përqind më të ulëta se sa ishin 11 vite më parë.