Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton datën e protestës së radhës kundër qeverisë Rama

Berisha njofton datën e protestës së radhës kundër

Protesta e radhës e opozitës kundër qeverisë do të mbahet më 6 dhjetor. Lajmin e njoftoi kryedemokrati Sali Berisha nga mbledhja e Kryesisë në selinë blu.

“Data 6 dhjetor është një rast që populli opozitar të ngrejë zërin para të gjithë botës”, tha ai.

Kjo revoltë vjen pas protestës së 12 nëntorit, ku Berisha mblodhi mijëra qytetarë në protestë. Ai ka paralajmëruar se protestat tani e tutje do të zhvillohen sipas skenarit që do të vendosë vetë populli.

Protesta e 6 dhjetorit është e treta në radhë që pas rikthimit të Berishës në krye të PD-së. Ajo vjen në të njëjtën ditë, kur Tirana do të presë samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të bëjë bashkë në kryeqytetin shqiptar liderët e rajonit dhe zyrtarët e BE.

Të fundit