Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton "Foltoren" e radhës

Berisha njofton "Foltoren" e radhës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se "Foltoren" e radhës do ta zhvillojë në qytetin e Kavajës. Ai do të takohet me demokratët e Kavajës nesër në orën 17.00 në Pallatin e Kulturës.

Berisha ka paralajmëruar se do të bëjë me dije dhe datën kur do të thërrasë Kuvendin e PD. Ai dhe demokratë të tjerë që i kanë dalë në krah, kanë bërë me dije se janë siguruar votat e nevojshme për të thirrur Kuvendin.

Pas përjashtimit nga PD, ish-kryeministri ka bërë një tur takimesh në të gjithë vendin, ku nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa kërkon largimin e tij nga Partia Demokratike.

Të fundit