Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton foltoren e radhës: Tjetrën po në këtë shesh gjer në fitore

Berisha njofton foltoren e radhës: Tjetrën po në këtë

Duke akuzuar mazhorancën se ka votuar ‘ligjin Soros’, të cilin ai e cilësoi si një kërcënim për vlerat tradicionale dhe institucionin e familjes, Berisha theksoi se kjo platformë nuk është më thjesht një instrument opozitar, por një thirrje për bashkim të të gjithë qytetarëve, demokratë apo socialistë, rreth vlerave që ai i cilësoi të shenjta. Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi se kjo lëvizje do të vijojë derisa qeveria ‘të shporret nga pushteti’ dhe se do të shndërrohet në ‘uragan shprese dhe fitoreje’ për vendin.

Berisha: Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.
Kjo është foltore themelore.
Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton.
Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi.
Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare.
Mirupafshim në foltoren tjetër po në këtë shesh.
Tjetrën po në këtë shesh gjer në fitore.

Të fundit