Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton qytetin ku do të mbahet "Foltorja" e radhës

 

Berisha njofton qytetin ku do të mbahet "Foltorja" e radhës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se "Foltoren" e radhës do ta zhvillojë në qytetin e Beratit. Takimi i tij me demokratët e Beratit do të zhvillohet nesër në orën 17.00 në Pallatin e Kulturës.

Më herët, Berisha është takuar me demokratët Peshkopisë, Korçës, Kukësit, Tiranës, Elbasanit Durrësit, Fierit, Vlorës dhe Shkodrës.

Ky tur takimesh nisi pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Duke e cilësuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha nul dhe duke duke hedhur akuza për pazare politike mes këtij të fundit dhe kryeministrit Edi Rama, Berisha vendosi të nisë aksionin politik.

Sipas tij, kjo lëvizje synon të rikthejë PD në "shina" dhe te vlerat e krijimit të saj. Në krah të Berishës, kanë dalë shumë demokratë.

Të fundit