Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton takimin me emigrantët shqiptarë të Romës, ja kur do të zhvillohet

Berisha njofton takimin me emigrantët shqiptarë të Romës, ja

Kreu i PD-së Sali Berisha njofton se më datë 9 shkurt do të zhvillojë takim me diasporën shqiptare të Romës në Itali.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të PD-së njoftohet se takimi do të mbahet në ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM.

Postimi në Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali.

Datë 9 Shkurt

Ora 13:00

ROMË

ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM

DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN

Kujtojmë se pak ditë më parë Sali Berisha mori leje nga SPAK për të udhëtuar në Gjermani për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha sot është i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU-së.

Të fundit