Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ‘Non Grata’, Alibeaj: S’ka prova! Çështjen e çoi në gjyq për të mos përzier PD-në

Berisha ‘Non Grata’, Alibeaj: S’ka prova! Çështjen

Deputeti i PD-së i dalë fitues nga zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj e konsideron si një lëvizje politike shpalljen e ish kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga SHBA.

I ftuar në Report tv, Alibeaj thotë se nuk ka prova dhe fakte për ta provuar vendimin e DASH, ndërsa thekson se çështjen Berisha e ka çuar në gjyq për të mos përzier PD-në.

Çështja është e zgjidhur, është qartë për këdo, Berisha ka pasur dhe ka bërë lëvizjen proporcionale me atë se çfarë ndodhi dhe së dyti ajo se çfarë është çështje, i përket vetëm atij, e ka çuar në çështjen në proces gjyqësor, një lëvizje e zgjuar, për të mbrojtur identitetin e vet dhe për të mos përzier kauzën e PD. Ajo deklaratë, nuk është gjë tjetër deklarim i natyrës politike, me procedura atë brendshme, nuk e dimë për cilat prova bëhet fjalë. Duhet të dalin prova dhe fakte.

Për mua për sa kohë nuk ka të dhëna të aspektit juridik, kjo është një çështje me natyre politike. Berisha ka qenë kontributori kryesor i Reformës në Drejtësi, që atëherë kur reforma kishte ngërçe, ka qenë Berisha që ka thënë që SPAK të krijohet me njëherë pa u bërë ndryshimet Kushtetuese, për djegjen e mandateve Berisha ka thënë që ‘duhet menduar thellë dhe fortë’ se ose të jep mbështetje të madhe ndërkombëtare ose jo.

Ka shqisën politike, ka aftësinë për të parë më parë se shumë të tjerë se ku të çon një akt, por nuk kanë qenë influenca në vendimin e Bashës”, tha Alibeaj.

 

Të fundit