Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha 'non grata', anëtari i Kryesisë së PD: I bindur se me shumë dinjitet do ta fitojë luftën, kohë për të medituar fort

Berisha 'non grata', anëtari i Kryesisë së PD: I bindur
Ish-kryeministri Sali Berisha

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka komentuar vendimin e DASH-it që shpalli 'non grata' ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai ka mbështetur këtë të fundit, duke shprehur bindjen se Berisha do t'ia dalë të pastrojë emrin dhe dinjitetin e tij dhe të familjes.

Sipas Bozdos, vendimi i DASH-it për Berishën, duhet të shërbejë për të medituar fort, duke theksuar se nuk është çështje politike, por shoqërore.

Ai nënvizoi se nuk ka vend për t'u kënaqur apo dëshpëruar, ndërsa shton se është një periudhë e vështirë jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë.

Anëtari i Kryesisë tha për “Breaking News” se emri i Berishës është i lidhur me 30 vite pluralizëm dhe demokraci në Shqipëri.

"Qëndrimi i PD erdhi menjëherë pas qëndrimit të zotit Berisha, i cili e bëri shumë të qartë se ai do të përballej me dinjitetin e tij, ai do të përballej personalisht me këtë akuzë dhe tha që do të merrte të gjithë hapat ligjorë që i ka ndërmarrë, për të pastruar emrin, dinjitetin e tij dhe të familjes së tij.

Besoj se Berisha me shumë dinjitet do t’i shkojë kësaj lufte deri në fund dhe mendoj se do të ketë të gjitha mundësitë për të pastruar emrin e tij, veten e tij, siç i takon një lideri historik të PD. U kam thënë edhe miqve të mi, qofshin majtas apo djathtas se është një ditë e vështirë jo vetëm për PD, por për të gjithë Shqipërinë.

Kjo sepse, një qëndrimi i tillë nga DASH për një gur historik është vërtetë një ngjarje që na duhet të meditojmë fort. Nuk është më një çështje politike, por shoqërore. Emri i zotit Berisha është i lidhur fort me 30 vitet e fundit të pluralizmit të demokracisë në Shqipëri. Nuk ka vend as për t’u kënaqur, për të bërë tifozllëqe politike, as edhe për t’u dëshpëruar pa fund. Unë besoj se zoti Berisha do t’ia dalë mbanë në këtë proces që besoj se do të zgjasë", tha Bozdo.

Të fundit