Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha “non grata”, Bumçi: SHBA të respektojë vendimin e qytetarëve të një vendi demokratik

Berisha “non grata”, Bumçi: SHBA të respektojë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi foli për çështjen “non grata” të ish-liderit demokrat Sali Berishës.

Nisur nga rezultati i zgjedhjeve, Bumçi tha se amerikanët duhet të respektojnë vendimin e qytetarëve të një vendi demokratik.

Gjithashtu theksoi se vendimi “non grata” nuk është shoqëruar me asnjë fakt që dëshmon akuzat e ngritura.

Bumçi u shpreh për “A2 CNN” se raportet amerikane për qeverinë Berisha dhe atë Rama nuk mund të krahasohen.

“Nuk mund të jetë amerikane shprehja ‘opozita është problemi’, kjo është diktatoriale. Diktaturat i duan opozitat të dobëta. Putin merret me opozitën, ka vrarë drejtuesit e saj. Ne jemi proamerikanë. Demokratët vijnë nga ato shtresa që dëgjonin VOA, që ishin të përndjekur. Proamerikanizmi nuk varet nga diçka që ata nuk kanë arritur të bindin asnjë shqiptar.

‘Non grata’, kemi një mal, sa ai i Dajtit me vlerësime për Berishën dhe një letër pa asnjë fakt, pa asnjë gjë. Raportet amerikane për qeverinë Berisha dhe qeverinë Rama nuk mund të krahasohen. Demokratët e votuan Berishën, nuk u votua vetë. Nuk është Berisha çështja. Po kërkoj të respektojnë vendimin e qytetarëve të një vendi demokratik”, tha Bumçi.

 

Të fundit