Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha "non grata", Ndoka: Nuk i prish ndonjë punë të madhe, ai ka qenë disa herë në SHBA

Berisha "non grata", Ndoka: Nuk i prish ndonjë punë të

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka folur për situatën e krijuar në Partinë Demokratike. Sa i përket shpalljes "non grata" të ish-kryeministrit Sali Berisha, Ndoka thotë se nuk është problem i madh, duke shtuar se ai ka qenë disa herë në Shtetet e Bashkuara. Ndoka theksoi se përderisa nuk ka një dosje për Berishën në SPAK, aksioni politik nuk mund të pengohet.

“Zoti Berisha është një politikan, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është lideri historik i një partie politike, nëse ai ka probleme që nuk lejohet të hyjë në SHBA besoj që nuk i prish ndonjë punë të madhe për t’a vizituar për faktin se ka qenë disa herë atje, në qoftë se ka probleme ligjore, legale SPAK-u është produkt i SHBA-ve ajo dosje mund të vijë dhe të gjykohet, kur drejtësia të flas heshtim të gjithë ne, heshtin edhe militantët. Përderisa ne nuk kemi sot një vendim të gjyqësorit besoj që çdo njeri nuk mund të pengohet në aktivitetin e tij politik”, tha Ndoka.

Ky i fundit tha për "Abc news" emrin të cilin e sheh si liderin e ardhshëm të PD. Ish-kandidati për kryetar Fatbardh Kadilli është personi që i duhet Partisë Demokratike, sipas Ndokës. Ky i fundit theksoi se Kadilli ka ide të qarta, mbështetje dhe se shihet nga demokratët si mundësi frymëzimi.

“Kadilli pa diskutim që është një lider me ide programore, me mendime të qarta. Zoti Kadilli ka një mbështetje, një suport të vet në partinë Demokratike. Janë njerëzit që janë me një mendje më të kthjellët që janë jashtë interesave, që e kanë mbështetur zotin Kadilli, pra e shohin si një mundësi frymëzimi, e shohin si një mundësi që do t’i japin impuls partisë Demokratike, do t’a bëjnë të reflektonin, të reformohet, të lëvizin pra janë të domosdoshme këto lëvizje brenda partive politike", tha Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka. 

 

Të fundit