Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha "non grata" në parlament, Kadilli: Po dëmton partinë, PD nuk mund të prishet me SHBA-në

Berisha "non grata" në parlament, Kadilli: Po dëmton

Ish-anëtari i kryesisë Fatbardh Kadillli ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha ta mbajë çështjen "non-grata", larg Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin "Real Story" në Neës 24, Kadilli është shfaqur disi skeptik lidhur me reagimin e kreut të demokratëve Lulzim Basha, duke theksuar se në vend të kryetarit reagon ish-kryetari i partisë.

"Kam pasur të njëjtin besim gjithmonë, sepse kam besuar se Sali Berisha është politikani më i mirë. Jo domosdoshmërisht më i miri, po të paktën poliktikani më i zoti dhe një politikan që di t'i bëjë mirë llogaritë. Që në momentin që u shpall "non-grata" kam reaguar vetë i pari dhe kam kërkuar që PD të mos prishet me Amerikën.  Berisha e ka vetëdijen se PD është më e shëndetshme nëse nuk dëmtohet dhe ai e kupton se e dëmton duke e përfshirë PD-në duke lidhur fatin e tij me të. Sot atij i duhet të flasë. Sa më pak ditë që ngelen aq më pak e besoj. Kreu i partisë nuk foli duke dëshmuar se nuk ka kryetar partie. Ka folur ish-kryetari dhe jo kryetari", është shprehur Kadilli.

Të fundit